Aktuale

Bashkësia Islame e Turqisë nuk do t’i varrosë puçistët!

Kjo është goditje tjetër për familjet e puçistëve të cilët në mbrëmjen ndërmjet së premtes dhe shtunës tentuan puç ushtarak ndaj presidenti Rexhep Tajip Erdogan, por dështuan.

Kryesia e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet – Pjesë e Bashkësisë Islame turke) ka deklaruar se nuk do të ofrojë shërbim funeral për puçistët të cilët, sipas Diyanet, u ngritën krye kundër civilëve, hodhën bomba kundër Parlamentit të Madh të Turqisë dhe cenuan unitetin e popullit të Turqisë, transmeton lajmi.net.

Kjo është goditje tjetër për familjet e puçistëve të cilët në mbrëmjen ndërmjet së premtes dhe shtunës tentuan puç ushtarak ndaj presidenti Rexhep Tajip Erdogan, por dështuan.

Në mesin e 290 të vrarë nga grusht shteti janë edhe 100 puçistë.