Rajon & Botë

Bashkëthemeluesi i Facebook-ut: Do të jap 20 milionë dollarë kundër Trump-it

Bashkëthemeluesi miliarder i Facebook-ut, thotë se do të jap 20 milionë dollarë për të ndihmuar në humbjen e presidencës nga Donald Trump, shkruan Associated Press.

Dustin Moskovitz e ka quajtur kandidatin republikan për president, përçarës dhe të rrezikshëm. Ai thotë se ankesat e Trump-it ndaj amerikanëve, të cilët ndjehen të lënë pas dore janë “është e mundur të jenë të qëllimshme”, transmeton KosovaPress.

Në të kundërtën, ai thotë se demokratët dhe kandidatja e tyre, Hillary Clinton, po “kandidojnë për një vizion të optimizmit, pragmatizmit, përfshirjes dhe përfitimit reciprok”.