Aktuale

Bashkimi Evropian me deklaratë të re për liberalizimin e vizave

Bashkimi Evropian ka njoftuar dhe përsëritur edhe sot, se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi sot, është përmbushje e një prej kritereve kyçe për liberalizim të vizave.

“Ratifikimi i sotëm i Marrëveshjes së Demarkimit të Kufirit me Malin e Zi, nga Kuvendi i Kosovës, përfaqëson një arritje reale, një mirëseardhje dhe progres konkret, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinje si dhe të Komisionit të ri Strategjik për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në Deklaratën e BE-së.

“Ratifikimi është po ashtu përmbushje e një prej kritereve kyçe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Siç ka thënë presidenti Juncker në një vizitë së fundi në Kosovë, është një hap kyç drejt liberalizimit të vizave nga i cili do të ketë dobi para se të gjithash populli”.

“Më 2016, Komisioni Evropian ia propozoi Këshillit dhe Parlamentit Evropian që t’i heqë kërkesat për viza për qytetarët e Kosovës në atë se Kosova do ta ratifikonte Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi, dhe ta forcojë performancën e saj në luftimin ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vlerësimi i procesverbalit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon në dritën e informatave më të fundit të siguruar nga autoritetet kosovare”.“Bashkimi Evropian pret që të gjitha palët në Kosovë ta vazhdojnë punën e madhe dhe përpjekjet e suksesshme për ta arritur udhëtimin pa viza për popullin e Kosovës dhe në interes të rajonit “.