Baskët në përkrahje të pavarësisë së Katalonisë

Rreth 3000 baskë dolën në rrugët e qytetit San Sebastian, në mbështetje të Katalonisë, e cila po kërkon shkëputjen nga Spanja.

Arnaldo Otegi, udhëheqës i Baskisë, ish-anëtar i ETA-s, tha se protesta u organizua për të treguar solidaritetin bask “me njerëzit që japin një shembull i rëndësishëm për demokracinë në Evropë dhe janë në kërkim të të drejtave për vetëvendosje, nëse ata duan të jenë të pavarur apo jo”, transmeton KosovaPress.