Sport

Bastisen zyrat e Federatës së Futbollit të Spanjës

Një operacion kundër korrupsionit, me urdhër nga Gjykata e Lartë Ndërkombëtare e Spanjës, ka dërguar deri në arrestimin e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, Angel Maria Villar dhe djalit të tij, Gorka.

Gjyqtari Santiago Pedraz ka qenë mbikëqyrës i situatës derisa autoritet spanjolle kreun arrestimin mëngjesin e së martës, transmeton portali arbresh.info.

Zhvillimet janë konfirmuar nga ‘Efe’ prej burimeve nga Gjykata e Lartë.

Pala është arrestuar në dyshimin e falsifikimit të dokumenteve, korrupsionit privat dhe keqpërdorimit.

Trajtimi i favorizuar nga Villar drejt drejtëve rajonal, duke përdorur fondet e Federatës së Futbollit të Spanjës, besohet se është njëri nga faktorët e këtij hetimi.

Ai thuhet se ka kërkuar ndihmë për t’ia mundësuar atij rizgjedhjen si president në federatën e futbollit të vendit të tij./arbresh.info