Aktuale

Bastisje për fajde në Suharekë, konfiskohen edhe armë zjarri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjen e djeshme që ndodhi në qytetin e Suharekës kundër dukurisë së fajdeve.

Përmes një njoftimi të lëshuar për media, policia ka treguar se nga aksioni i bastisjes që u zhvillua prej Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë gjetur e janë konfiskuar prova të shumta materiale.

“Në bazë të urdhëresës së gjykatës policia ka kryer bastisjen në pronat e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar ku janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova: dokumente të ndryshme që lidhen me veprën me shënime të ndryshme, si dhe fotografi me mbishkrimin e shumave të fajdeve, një AK-47 me 53 fishekë, një pushkë gjuetie me 6 fishekë dhe një palë pranga”, thuhet nga policia.

Bëhet e ditur se personi i dyshuar, të cilët iu gjetën materiale të shumta dhe armë zjarri, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli