Ekonomi

BB: Kosova me rritje ekonomike më të madhe në rajon

Rritja ekonomike e parashikuar në 3.6% në vitin 2016- të, u krijua nga konsumi dhe investimet. Në vitin 2017 parashikohet 3.9% nga investimet publike dhe konsumi.

Rritja ekonomike krijojë punësim dhe zvogëloi varfërinë në vitin 2016, megjithatë nevojitet përmirësim.

Kështu tha menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, gjatë një konference për media ku u prezantua raporti më i ri ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

Ai shtoi se Kosova ka rritjen ekonomike më të madhe në rajon.

Raporti i Rregullt Ekonomik mbulon zhvillimet, gjasat dhe politikat ekonomike në Kosovë dhe në pesë vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Hartohet dy herë në vit nga ekonomistët e Bankës Botërore që punojnë në vendet e rajonit./