ShowBiz

Bebe Rexha jep një tjetër lajm të mirë për shqiptarët

Pas vizitës në Shqipëri, Bebe Rexha ka dhënë lajmin e mirë.

Këngëtarja Bebe Rexha iu gjend pranë popullit të saj pas tërmetit shkatërrues që tronditi Shqipërinë. Ajo u nis drejt vendit tonë dhe përzgjodhi dy familje për t’i rindërtuar shtëpitë pas tërmetit.

Bebe pa nga afër situatën e dhimbshme të shqiptarëve dhe dëgjoi kërkesat e tyre, ndërsa disa prej momenteve i ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Mirëpo, këngëtarja nuk e ka lënë me kaq. Gjatë një interviste për emisionin “Pasditja ime”, ajo rrëfeu se ka në plan të kthehet sërish në Shqipëri, kësaj here për të mbajtur një koncert. Gjithashtu, Bebe shprehu dëshirën për një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max, pasi së bashku bëjnë fuqinë e femrës./FaktePlus

View this post on Instagram

Yesterday I returned from a two day trip to Albania seeing the damage of the earthquake first hand and meeting with those who are affected. I am sooo blown away by the heart and kindness of the people there, as well as everyone around the world who has been donating. WE CANNOT THANK YOU ENOUGH 🙏. We have designated two houses damaged by the earthquake to rebuild, as a start. Please continue to spread awareness about this tragedy and the help that Albania needs. I love my country ❤️ Te Dua shqiperi

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Dec 4, 2019 at 6:25am PST