ShowBiz

Bebe Rexha: Krenohem me Kosovën në gjithë këtë tragjedi

Bebe Rexha ka ardhur në Shqipëri për të ndihmuar.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, aktualisht ndodhet në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ardhur për të ndihmuar familjet në nevojë pas tërmetit që la shumë dëme. Tashmë ka thënë se po fillojnë me rindërimin e shtëpisë së familjes së parë të prekur nga tërmeti e që është familja Musa.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha Bebe në një deklaratë për media.

Në fund këngëtarja ka thënë se ndihet shumë krenare dhe falëndreuese për Kosovën, pasi ata kanë ndihmuar shumë dhe ishte diçka shumë e bukur në gjthë këtë tragjedi, të shikojmë se si ata kanë hapur duart për shqiptarët.

Ajo gjithashtu shton se, megjithëse është lindur në New York, zerma e saj ka gjak shqiptar dhe gjithmonë do të mbështesë njerëzit e saj, pa marrë parasysh ku gjendet./Lajmi.net/