Sport

Beckhami e dëshiron Ronaldon te klubi i tij

David Beckham është duke shpresuar që ta marrë Cristiano Ronaldon te Inter Miami, atëherë kur klubi to të futet në ligën amerikane, MLS, shkruan Daily Mail.

Klubi i David Beckhamit, do të futet në MLS në vitin 2020, dhe ish-lojtari i Manchester Unitedit është duke planifikuar që të bëjë transferime të rëndësishme për t’i dhuruar vëmendje klubit të tij të ri.

Ylli portugez, i cili do të jetë 35-vjeçar në vitin 2020 dhe do ta ketë një vit kontratë të mbetur me Juventusin, është primari kryesor i Beckhamit.

Beckhami kishte luajtur për pesë sezone në Amerikë, për klubin LA Galaxy, dhe gjatë kësaj kohe e kishte fituar dy herë MLS Cup. Ndërsa, në vitin 2013, ai u largua për t’iu bashkuar skuadrës së PSG-së, klub ky në të cilin edhe u pensionua.