Sport

Befason Inter, rikthen Maiconin në skuadër? (Foto)

Douglas Maicon, mbrojtësi i Romës, mund të rikthehet te Interi

Orët e fundit të afatit kalimtar për futbollistë në Itali mund të sjellin befasi të mëdha.

Sipas portalit të njohur italian, Calciomercato.com, mbrojtësi brazilian, Douglas Maicon, mund të rikthehet te Interi, përcjell Express.

Neroazzurrët, pasi kanë dështuar ta transferojnë ‘Stephan Lichtsteinerin nga Juventusi, sytë  i kanë drejtuar nga mbrojtësi i Romës.

Maicon ishte pjesë e Interit gjatë viteve 2006/2012. Ai me këtë ekip kishte fituar gjithçka, poara se të transferohej te Manchester City, dhe më pas te Roma.