Sport

Befason Montella me këtë deklaratë pas humbjes së thellë nga Roma

Për Montellan, Roma ishte superiore në çdo aspekt ndaj Milanit.
Milani u turpërua në “San Siro” nga Roma duke u mposhtur me rezultat 4:1.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka thënë se Roma meritoi atë fitore të thellë në “San Siro”, pasi, sipas tij, “ishin superior në çdo aspekt”.

“Të bëhemi të sinqertë: Roma ishte superiore ndaj Milanit në çdo aspekt, si ekip i bashkuar, lojtarët në fushë ashtu edhe trajneri në stol”, deklaroi ai për “Mediaset Premium”. /Express/