Sport

Befason Wenger: Ky do të jetë trajner i Arsenalit (Foto)

Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, ka zbuluar se kush mund ta marrë drejtimin e skuadër londineze në të ardhmen

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger parasheh një të ardhme të ndritur për Jack Wilsheren, të cilin e ka huazuar te Bournemouth deri në fund të këtij sezoni.

Strategu francez beson se reprezentuesi i Anglisë një ditë do të bëhet trajneri i Arsenalit, përcjell Express.

“Sigurisht një ditë ai do të jetë në vendin tim”, ka thënë Wenger për Wilsher,  gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Southampton

“Ai e ka rurin e vërtetë të futbollit dhe kupton futbollin. Në të ardhmen e shoh Wilshern në këtë klub natyrisht. Ai do të kalojë jetën në futboll, ai është një njeri i futbollit”, ka theksuar Wenger.