Tech

Bëhet i ditur çmimi i telefonit Moto G5S Plus

Gjatë panairit të sivjetmë në Barcelonë, Lenovo dhe Motorola prezantuan telefonat Moto G5 dhe Moto G5 Plus, ndërsa tash pritet publikimi edhe i një anëtari të familjes – Moto G5S Plus.

Fotografia më e re e tregon se telefoni do të ketë dy kamera nga mbrapa, sensor për gishtërinj i vendosur në anën e pasme. Raportimet e mëhershme sugjerojnë se telefoni do të ketë ekran 5.5 inç me rezolucion Full HD dhe kyçje për dëgjuese.

Moto G5S Plus do të ketë bateri 3000mAh dhe kushton prej 295 deri në 310 dollarë.

the authorE B