Aktuale

Behgjet Pacolli takon ministrin e Jashtëm të Izraelit

Ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli po qëndron në SHBA.

Pacolli derisa po merr pjesë në margjinat e ministerialit mbi liritë fetare ka zhvilluar edhe një diskutim me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Israel Katz. Pacolli tregon se me Katz kanë diskutuar për marrdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit.

“Në Washington, në margjinat e ministerialit mbi liritë fetare, kisha një diskutim të shkëlqyeshem me ministrin e jashtëm të Izraelit, Israel Katz mbi marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit dhe bashkëpunimin konkret që dy vendet tona mund të kenë. Ne do të eksplorojmë fusha me interes të ndërsjellë në dobi të vendeve tona dhe lidhjeve tradicionale”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij ‘Facebook’.