Aktuale

Bekim Jashari uron Ahmetin dhe Xhaferin për vendimin historik

Kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, me rastin e aprovimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, ka theksuar se “qytetarët shqiptar në Maqedoni, do ta gëzojnë të drejtën e vet, të mohuar deri më sot”.
Jashari ka përgëzuar Ali Ahmetin, Talat Xhaferin dhe “të gjithë deputetët për këtë vendim historik si dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni”.

Ja postimi i plotë i kryetarit Jashari:

“Sot, morëm një lajm të jashtëzakonshëm, për kombin shqiptar. Lajm i gëzueshëm për të gjithë neve. Sot, qytetarët shqiptar në Maqedoni, do ta gëzojnë të drejtën e vet, të mohuar deri më sot. Me kënaqësi, në një bisedë shumë vëllazërore, kam uruar Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, për aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Urime të gjithë deputetëve për këtë vendim historik si dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni. Urime, gëzuar!”