Sport

Bekim Zogaj në Ligën e Kampionëve

Gjyqtari i mirënjohur shqiptar, Bekim Zogaj, është caktuar si anësor në takimin Borussia Dortmund-Tottenham, e vlefshme e Grupit H për xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve U-19 në futboll.

Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, ndërsa Zogaj është anësor në një ndeshje ku luftohet se cila nga skuadrat do të jetë në kreun e tabelës. Ballafaqimi do të zhvillohet më 21 nëntor në “Brackel Training” të Dormundit, në orën 14:00.

Të rinjtë e Dortmundit kryesojnë renditjen me 9 pikë, dy më shumë se Tottenhami, kurse Real Madridi mban pozitën e tretë me 4 pikë.