Rajon & Botë

Belgjika e ka mbajtur sekret çështjen e vezëve të kontaminuara

Belgjika ka pranuar se kanë qenë të informuar qysh nga muaji qershor se vezët që vinin nga fermat holandeze mund të kishin qenë të kontaminuara me një insekticid, një muaj para se çështja të bëhej publike, transmeton Klan Kosova.

Testet laboratorike zbuluan te vezët holandeze praninë e kimikatit fipronil, i cili mund të dëmtojë veshkat, mëlçinë dhe gjendrat e tiroides.

Supermarketet në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë kanë hequr nga tregu vezët, që dyshohet të jenë të kontaminuara. Një zyrtar gjerman tha se, deri në 10 milionë vezë me kimikatin toksik mund të jenë shitur në Gjermani.

Holanda është eksportuesi më i madh i vezëve në Europë, e një prej më të mëdhenjve në botë.

the authorE B