Rajon & Botë

Bengazi, del raporti që akuzon Hillary Clintonin

Hillary Clintoni duhej t’i kishte kuptuar rreziqet që i kanoseshin konsullatës amerikane në Bengazi në 11 shtator 2012, që çuan në vdekjen e ambasadorit Chris Stevens dhe tre amerikanëve të tjerë.

Eshtë kjo akuza që përmbahn një raport i nxjerrë nga republikanët në Kongres, që pesë muaj para zgjedhjeve, i kthehen sulmeve kundër Ish-sekretares së shtetit dhe kandidates për Shtëpinë e Bardhë, për një nga ngjarjet më të debatueshme të viteve të fundit.

Në raport – nga i cili CNN boton një pjesë të përmbajtjes – paraqitet një tablo që është quajtur “stuhia perfekte”, me një përzierje të shkaqeve që bënë të mundur sulmin ndaj konsullatës amerikane: që nga inercia burokratike përballë përkeqësimit të shpejtë të sigurins në Libi, deri tek pamjaftueshmëria e burimeve në muajt para episodit të përgjakshëm. Clintoni është mbrojtur gjithmonë, duke pretenduar se ajo ishte në dijeni për rrezikun në rritje të situatës në Libi, por se ajo kurrë nuk kishte marrë informacion nga shërbimet e fshehtë për rrezikun real nga një sulm. “Nuk është e qartë – akuzon raporti – se çfarë lloj informacioni tjetër i nevojitej Sekretares Clinton dhe krye-këshilltarit të saj, Patrick Kennedy, për të kuptuar se konsullata në Bengazi ishte në rrezik dhe objektiv i mundshëm i një sulmi”.

/bota.al