Aktuale

Beogradi-Hagës: Mlladiçi duhet të kthehet në Serbi, ai po vdes

Qeveria e Serbisë në mbledhjen ardhshme do të kërkojë nga Tribunali i Hagës lirimin e Ratko Mlladiçit, pasi sipas tyre ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore, ministrat serbë janë të vendosur të bëjnë gjithçka që i takon Beogradit për të vepruar shpejt dhe për të parandaluar skenarin më të keq”, shkruan B92, transmeton portali arbresh.info

Sipas procedurave, qeveria e Serbisë do të tentojë të plotësojë të gjitha kushtet që kërkon Tribunali në mënyrë që Mlladiç të marrë trajtimin e duhur në vend.

Megjithatë, paraqitje e një kërkesë të tillë ende nuk është bërë e njohur nga Ministria e Drejtësisë.

Mlladiç ka përjetuar dy sulme në zemër, ndërsa mjekët kanë gjetur se ai vuan edhe nga një dëmtim në tru, që mund të dërgojë drejt një sulmi.

Ai është trajtuar nga dy mjekë rusë në Hagë gjatë vitit 2015.

Ratko Mlladiç është akuzuar për genocid në Srebrenicë dhe për persekutimin e myslimanëve dhe kroatëve gjatë luftës në Bosnje./arbresh.info/