Sport

Berisha merr oferta nga Premierliga, Serie A dhe Turqia

Etrit Berisha, portieri i Kombëtares, ka marrë oferta nga disa skuadra.

Etrit Berisha pritet të largohet nga Lazio gjatë kësaj vere. Në adresë të kosovarit tashmë kanë ardhur disa oferta nga klube të ndryshme.

Gjigandët turq, Besiktas dhe dhe Galatasaray kanë nisur të mbledhin informacion për Berishën, kontrata e të cilit me Lazion përfundon vitin e ardhshëm.

Për Berishën interesohet gjithashtu edhe Sassuolo në Serinë A dhe që mund ti jepte shansin të luante në Europa League.

Kurse, për ish portierin e 2 Korrikut dhe Kalmarit po interesohet edhe ekipi nga Premierliga, Watford. /Express/