Aktuale

Berisha: Nënshkruesit e demarkacionit po mundohen ta shpëtojnë lëkurën e tyre

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha ka shkruar në Facebook se versionin e gabuar të demarkacionit, ata që e nënshkruan po kërkojnë ta shpëtojnë lëkurën e tyre, por sipas tij askush mos të mendojë se me presione do t’i detyrojë deputetët të votojnë turpin.

Postimi i plotë i Berishës:

Versionin e gabuar të Demarkacionit e nënshkruat ju që sot po kërkoni ta shpëtoni lëkurën tuaj, askush nuk ju detyroj që ta nënshkruani atë marrëveshje turpi dhe askush mos të mendoj se me presione do t’i detyroni deputetët të votojnë turpin tuaj. Dy liderët e koalicionit nuk e kanë nënshkru dhe nuk kanë nevoj me i jep zor. Po liberalizimit të vonuar, e jo demarkacionit që e krijuat ju. Me ju dhe marrëveshjet e juaja vështirë se do të ketë lëvizje të lirë. Sulmet dhe fyerjet kundër deputetëve kundërshtues dëshmojn qartë nivelin autoritar të pushtetit aktual.

AB