Aktuale

Biden: Largoni zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar nga detyrat e shërbimit publik

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se korrupsioni është kancer, dhe nëse nuk e trajtoni këtë, mundësia për të ecur përpara nuk do të jetë e mundshme.

“Njerëzit investojnë vetëm nëse ka transparencë, nëse ka zbatim të ligjit. Ata do të investojnë vetëm nëse nuk ka frikësim”, ka thënë Biden.

Në këtë kontekst, ai ka shtuar se që të shfrytëzohet talenti që kanë kosovarët, duhet të vazhdohet të merret me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Qeveria të vazhdojë ta luftojë pandëshkueshmërinë. Kjo edhe duke parandaluar zyrtarët e akuzuar dhe të dënuar që ta kryejnë punën e tyre në shërbimet publike”, ka thënë ndër tjerash Biden.