Tech

Bie shitja e kompjuterëve për 4,3% në tremujorin e dytë

Siç raporton Gartner, shitja e kompjuterëve në nivel global ka shënuar rënie 4,3 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.

Ky paraqet tremujorin e njëmbëdhjetë radhazi, në të cilën ka rënie të shitjes.

Edhe një firmë hulumtuese, IDC ka rezultate të ngjashme. Me shitjen e 61,1 milionë njësi, ky paraqet tremujorin më të keq për rezultate qysh nga viti 2007.

Gjatë tremujorit të dytë, rezultatet më të mira i kanë realizuar kompanitë HP, Lenovo, Dell, Apple, Asus dhe Acer, transmeton KosovaPress.

HP dhe Dell kanë bërë të ditur për rritje të shitjes, derisa prodhuesit tjerë kanë shënuar rënie. HP po ashtu arriti që të marrë fronin nga kompania Lenovo, si prodhuesi më i madh në segmentin e PC-ve.