Rajon & Botë

Bill English betohet si kryeministër i Zelandës së Re

Ndryshimi i kryeministrit në Zelandën e Re u realizua vetëm në një javë pasi John Key, kryeministër i tetë viteve të vendit të Paqësorit, njoftoi dorëheqjen e tij.

Kreu i ri, Bill English dhe zëvendësja e tij, Paula Bennett do të betohen para guvernatorit të përgjithshëm, përfaqësuesi i Mbretëreshës në Zelandën e Re, sot pasdite në Uellington.

Grupi parlamentar i Partisë Kombëtare konservatore përzgjodhi 54 vjeçarin, Bill English dhe zëvendësen e tij, 47 vjeçaren, Bennett, të cilët garuan pa kundërshtarë.

English u shpreh se edhe pse besimi i tij katolik ishte një ndikim i rëndësishëm, kjo nuk do të përcaktonte atë si një kryeministër.