Tech

“Bisha e rrallë”: Aston Martin karavan

Fjalët karavan dhe Aston Martin rrallë takohen në të njëjtën fjali, por prodhuesi i njohur britanik i automobilave sportivë e krijoi në vitin 1996 dhe sipas ofertave karavan është i bazuar në modelin V8 Coupe.

Kjo veturë e pazakonshme u krijua me kërkesë të dy vëllezërve nga Zvicra. Ata në vitin 1996 nga Aston Martin kërkuan një automobil luksoz sportiv, i cili do të mund të përdoret për vozitje të përditshme dhe bartjen e valixheve.

Kompania ua ofroi makinën karavan, e cila mori shenjën V8 Sportsman Estate.

Si bazë për këtë veturë ishte Aston Martin V8 Coupe me motor prej 330 kuaj fuqi.

Automobili është në gjendje të zhvillojë 257 km në orë, ndërsa 100 km në orë i arrin për më pak se 7 sekonda.

Modifikimi është kryer në korrik 1996 dhe vetura arriti te pronari i ri. Ndërkohë kaloi edhe në duart e blerësit të dytë, por tërë kohën kishte qenë në shërbim të specializuar të Aston Martin.  Rastin për të ndërruar serish pronarin, ky V8 Sportsman Estate do ta ketë më 13 maj, kur do të gjendet në ankandin e shtëpisë Bonhams.

Vetura është në gjendje të shkëlqyeshme dhe ka të kaluara vetëm 21.000 km.  Vlerësohet se automobili në ankand do të kushtojë ndërmjet 380 deri 450 mijë dollarë, transmeton KosovaPress.