Arsim & Kulturë

Bleje një biletë edhe knaqesh edhe e ndihmon artisten

Regjisorja kosovare Burbuqe Berisha po përballet me një sëmundje.

Artistë të shumtë, familjarë dhe kolegë po i dalin në ndihmë asaj.

Në lidhje me këtë, të enjten në ora 19:30 do të rishfaqet shfaqja “Bretkosa”, në Teatrin e AAB-së.

Kjo shfaqje e cila është në regji të vet regjisores Burbuqe Berisha me aktorët Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi, po mirëpritet jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Shfaqja “Bretkosa”, sjell në skenën e Teatrit AAB-së aktualitetin e vendit tonë.

Rezervimin e biletave të kësaj shfaqje mund ta bëni këtu:

Të gjitha mjetet e mbledhura nga kjo shfaqje do të dedikohen për shërimin e regjisores.

Po ashtu për shërimin e saj do të organizohet edhe shfaqja e filmit “ Një tregim Prishtine” e cila do të shfaqet të enjten në ora 15:00.