ShowBiz

Bleona Qereti e gatshme për “Grammy Awards” (Foto)

Këngëtarja nga Shqipëria, Bleona Qereti çdo ditë e më shumë po merr famën që ajo ka dëshiruar gjithmonë. Qereti jeton dhe punon në Amerikë në kërkim të një karriere më të madhe.

Të gjithëve na kujtohet veshja e saj në “Amercian Music Awards”, ku kishte një fustan që mund t’i shikoje të gjitha pjesët e trupit. Pastaj atë fustan e shiti për një shumë të madhe parash.

Siç duket Bleona do të marrë pjesë në “Grammy Awards” pasi që vet këngëtarja ka publikuar një foto ku sipër shkruan “A jeni gati për Grammy”, njofton KosovaPress.

Presim ta shohin se çfarë veshje do të zgjedh tani Bleona.