Aktuale

Blerand Stavileci e quan Vetëvendosjen bandë kriminale dhe zhvatës

Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci, ka thënë se Komuna e Prishtinës është shndërruar në çerdhe e krimit dhe korrupsionit. Ka thënë se Shpend Ahmeti dhe banda kriminale e tij po punësojnë kriminelë që rrënojnë Shtetin e Kosovës.

Partia Demokratike ka nisur një fushatë kundër Vetëvendosjes, njësoj, sikurse Partia e Albin Kurtit e ka bërë për dhjetë vite me radhë kundër PDK’së.

Zëdhënësi i PDK’së, Blerand Stavileci, ka thënë se komuna e Prishtinës është shndërruar në çerdhe e krimit dhe korrupsionit.

Ka thënë se Shpend Ahmeti bashkë me bandën e tij kanë punësuar kriminelë dhe familjarë të tyre, duke i shpërblyer për veprat kriminale që i kanë bërë ndaj shtetit të Kosovës.

Në një konferencë për media, ku po merr pjesë edhe anëtarja e PDK’së, Arbana Xharra, e cila ka prezantuar plane të Komunës së Prishtinës, ku favorizohen të afërmit e Vetëvendsosjes.

the authorE B