ShowBiz

Blero rikthen këngën e tij më të pëlqyer, zbulon kur do të publikohet punimi i ri

Edhe pse prej kohësh ka qëndruar disi i shkëputur nga muzika, Blero ka qenë gjithmonë një nga këngëtarët më të pëlqyer.

Shumë këngë të vjetra nga ai vazhdojnë të dëgjohen edhe sot. Kështu ka ndodhur edhe me “Fotografia”, një hit i padiskutueshëm i asaj kohe.

Lajmi i mirë është se Blero ka zbuluar që kjo këngë do të rikthehet në formën e remix-it.

Me anë të postimeve në ‘Instagram’, Blero ka zbuluar se ripunimi i “Fotografia” do të publikohet në datë 4 dhjetor. Me siguri ky ka lajm ka entuziasmuar të gjithë fansat e këngëtarit.

the authorGazetaKNN