Tech

BMW lanson veturën e re, ia shton një detaj të veçantë

BMW ka lansuar konceptin e veturës ‘Concept 4’, e cila pritet të ndërrojë paradigmën e dizejnimit të veturave nga kjo kompani në të ardhmen.

“Me BMW Concept 4 kemi përmbledhur, të gjithë bazën e stilit, që e kanë makinat tona. Kombinon në mënyrë të përkryer proporcionet, me dizajnin preciz dhe të pastër”, ka thënë dizajnuesi i veturave të BMW-së, Adrian van Hooydonk, transmeton lajmi.net.

Gjëja e parë që bie në sy te Concept 4 është grilli masiv i ndarë në dy pjesë, tejët më gjigant se në X7 dhe 7 Series.

Në sy poashtu bie ngjyra e kuqe, sistemi i pezullimit që e ka ulur makinën në masë të madhe dhe rrotat me gjatësi 21-inç.

Ky model i BMW që është ende vetëm koncept, thuhet se do të ketë 255 deri në 380 kuaj-fuqi. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli