Tech

BMW M2 vs Tesla Model 3 vs BMW 850i – ja kush del triumfues

Dy vetura nga radhët e kompanisë gjermane BMW dhe një nga Tesla në një duel shpejtësie.

Ekipi në The Fast Lane Car ka pohuar se ka një model pak më pak të fuqishëm (Tesla 3) pa përformancë, por kjo nuk nënkupton se vetura është e ngadalshme.

Në anën tjetër, Model 3 përballet me BMW të tipit M2, i cili është i aftë të prodhojë 405-kuajfuqi, e që shihej si konkurrent ndaj modelit të apostrofuar të kompanisë ‘Tesla’.

Vetura e tretë, e dyta nga radhët e BMW-së, është ajo M850i, që posedon turbo binjake, e që e bëjnë të aftë të prodhojë 523 kuaj-fuqi.

Me këto top-përformanca që ngërthejnë këto vetura në vete, ato bëjnë një garë kompetitive ndërmjet vete.

Ndiqeni videon më poshtë për ta mësuar fituesin. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli