Aktuale

Boban Stankoviq pritet të jetë ministër i ri i Bujqësisë?

Ministër i ri i Bujqësisë pritet të jetë Boban Stankoviq nga Partia e Pavarur Liberale e Sllobodan Petroviqit.

Kështu merr vesh Klan Kosova nga burime të saj brenda kësaj partie.

Stankoviq aktualisht është zëvendësministër i Kulturës në Qeverinë e Kosovës.

Në fillim të këtij viti, ai ishte ndaluar nga autoritetet serbe në Merdare.

Emërimi i Stankoviqit në këtë post do të vije pas lirimit nga detyra të Nenad Rikallos nga kjo ministri gjatë ditës së sotme me vendim të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Ky vendim erdhi pas kushtit të PSD-së që ai të lirohet nga detyra me kusht që ky subjekt politik ta votojë buxhetin për këtë vit që pritet të hidhet në votim gjatë seancës së sotme parlamentare.

Në shtator të vitit 2008, Boban Stankoviq, ishte shkarkuar nga pozita e ministrit për Kthim e Komunitete nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi. I njëjti person më vonë është emëruar zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

the authorBurbuqe Metolli