Sport

Bolt zbulon s’e ka nënshkruar me një klub, bëhet futbollist

ATLETI USAIN BOLT ASNJËHERË NUK E KA FSHEHUR DËSHIRËN E TIJ PËR T’U BËRË FUTBOLLIST PROFESIONIST DHE PËR TË LUAJTUR PËR NJË SKUADËR TË MADHE

Shumë shpejt ëndrra e sprinterit xhamajkan pritet të bëhet realitet pasi vetëm disa muaj pas tërheqjes nga garat e atletikës, Bolt ka nënshkruar një kontratë si profesionist me një skuadër futbolli.

 Këtë e ka konfirmuar me një postim në profilin e tij në “Twitter”, ku nuk e bën të ditur emri e skuadrës, por thotë se do ta publikojë të martën.

“Kam nënshkruar me një skuadër futbolli, do ta mësoni të martën me 27 shkurt”, thotë Bolt.

Bolt njohët si tifoz i Manchester Unitedit dhe skuadrës gjermane, Borussia Dortmund.