Aktuale

Bora rrit numrin e aksidenteve, shikojeni këtë në Gllarevë [Video]

Reshjet e vazhdueshme të borës kanë bërë që të vështirësohet komunikacioni në Kosovë. Kështu, para disa minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Gllarevë, raporton Indeksonline.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Indeksonline mëson se auto-ambulanca ka qenë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka marrë disa persona që besohet të ketë qenë të lënduar.

Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësiti i Policisë rrugore që po merret me këtë rast.

Më poshtë shikoni pamjet:/Indeksonline/