Rajon & Botë

Bora shkakton qindra aksidente – pesë të vdekur në Missouri të SHBA-ve

Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në më shumë se 650 aksidente që ndodhën në rrugët e Missourit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mbuluara me dëborë .

Policia e trafikut në Missouri njoftoi se aksidentet nisën kur bora filloi të binte dhe rrugët ngrin për shkak të temperaturave të ulëta, transmeton Klan Kosova.