Aktuale

Bordi i KEK-ut mblidhet sot për ta shqyrtuar gjendjen energjetike

Pas paralajmërimeve të drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj, se vendi shumë shpejtë mund të hyjë në krizë energjetike, Bordi i kësaj korporate do të mblidhet sot.

Burime të Insajderit e kanë konfirmuar këtë, duke thënë se aty do të diskutohet gjendja energjetike, dhe mundësitë për parandalimin e një situate të tillë.Gjukaj ditë më parë ka thënë se KEK-ut i duhet të marrë në shfrytëzim 52 hektarë të pronës private në mënyrë që të nxjerrë qymyrin e pashfrytëzuar, por banorët lokalë duan më shumë para për rivendosjen e tyre dhe Qeveria e Kosovës nuk e ka adresuar me sukses këtë problem, edhe pse ky proces kishte nisur në vitin 2013.“Ne do të punojmë me kapacitet të plot vetëm edhe dy javë”, ka thënë Gjukaj.

“Në javët e ardhshme ne do të përballemi me një mungesë të konsiderueshëm të energjisë elektrike nga njësitë gjeneruese. Të gjitha varen se si ne do të shpenzojmë rezervat e ngarkesës”, ka shtuar ai.