Sport

Borusia Dortmund kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë

Futbollistët e Borusia Dortmundit janë planuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, ku i pret rivali i madh Bayern, pasi në çerekfinale eliminuan ekipin e ligës së tretë Lote me rezultat 3:0.

Ndeshja është dashur të luhet në shkurt, por ishte shtyrë për shkak të borës.

Ekipi i ligës së tretë bëri rezistencë në pjesën e parë, por në vazhdim të 45 minutave të dytë “milionerët” treguan “muskujt” në fushë dhe shënuan tre gola.

Pulishiq në minutën 57 pasimin e shkëlqyeshëm të Dembelea e shndërroi në gol. Shirle nëntë minuta më vonë ngriti epërsinë në 2:0 kur shënoi gol nga pesë metra distancë. Shmelcer në minutën 83 nga gjuajtja e lirë, me ndihmën e portierit të pasigurt, vendosi rezultatin përfundimtar 3:0.

Borusia Dortmund në gjysmëfinale do të luajë kundër Bayern Munchen, ndërsa çifti i dytë gjysmëfinalist është Borusia Menhengaldbah – Ajntraht Frankfurt.