Rajon & Botë

Bota dënon sulmin terrorist në Stamboll

Pas sulmit terrorist në natën e Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll, ku një person i armatosur vrau 35 persona dhe plagosi 65 të tjerë, Turqisë i kanë mbërritur mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota.

Më poshtë vijojnë disa prej mesazheve më të rëndësishme:

* Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: Mendimet e mia janë me popullin turk dhe me ata që janë të prekur nga ky sulm gjatë festimit të Vitit të Ri.

* Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini: Mendimet tona janë me viktimat dhe të afërmit e tyre.

* Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault: Të gjitha zemrat tona janë me Turqinë, e cila ka përjetuar një goditje të rëndë në këtë natë simbolike.

* Presidenti amerikan Barack Obama: Keqardhje për humbjen e jetëve të të pafajshme dhe ngushëllime familjeve të viktimave.

* Ministri i Jashtëm i Kanadasë, Stephane Dion: Dënoj këtë sulm makabër dhe shpreh mbështetje për popullin turk.

* Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtar i Shtëpisë së Bardhë, Ned Price: SHBA dënon ashpër sulmin e frikshëm terrorist në Stamboll. Ne jemi bashkë me aleaten tonë Turqinë, e cila është anëtare e NATO-s.

Sulmi terrorist në një klub nate në Stamboll, në të cilën festohej Vitin e Ri, ka ndodhur në orën 01:15. Një sulmues i panjohur fillimisht vrau policin, i cili po qëndronte në hyrje të klubit, dhe më pas vrau edhe një person tjetër dhe hyri brenda, ku hapi zjarr në drejtim të të pranishmëve.

Sipas disa të dhënave në klub në kohën e sulmit ishin 700 të ftuar.