ShowBiz

Brad Pitt nuk do të akuzohet pas hetimeve të FBI-së

Aktori Brad Pitt nuk do të akuzohet për asnjë krim, pas hetimeve të bëra për akuzat që përfshinin njërin nga fëmijët e tij, tha FBI.

Fituesi i çmimit Oscar ishte akuzuar për keqtrajtimin e birit të tij Maddoc, 15 vjeçar, në një fluturim privat nga Franca për në Los Angeles, shkruan BBC.

Angelina Jolie dorëzoi dokumentet për divorc më pas dhe po kërkon kujdestarinë e vetme për gjashtë fëmijët e tyre, transmeton KosovaPress.

Punëtorët social që po hetonin të njëjtën çështje liruan nga akuzat Pitt-in para dy javësh.