ShowBiz

Brad Pitt përfshihet në një aksident rrugor

Kohët së fundit u fol se Brad Pitt ka vendosur të bëjë një jetë të qetë dhe kalon më shumë ditë në shtëpi. Por duket se këtë herë gjatë një udhëtimi me makinë gjërat nuk kanë shkuar mirë për të.

Pitt është përfshirë në një aksident me 2 makina të tjera. Bëhet fjalë për një incident të vogël në Los Angeles.

Fajtori për këtë nuk dihet por ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve ka qënë sjellja dhe veshja e aktorit botëror Brad Pitt. Ai ka qënë i veshut me një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe me pantallona sportive. Aktori është sjellur si një qytetar i përgjegjshëm dhe i ka ndihmuar djemtë e tjerë të shihnin dëmet që janë shkaktuar gjithashtu kanë shkëmbyer  edhe numrat e telefonit.

Daily Mail shkruan se ai ka pasur një komunikim shumë miqësor me dy drejtuesit e tjerë. Ata dukeshin të befasuar dhe të lumtur që kanë takuar Pitti-n nga afër edhe pse në një moment jo të përshtatshëm.