Kuriozitete

Brenda helikopterit që u shndërrua në një shtëpi luksoze për pushime (Foto)

Një helikopter ushtarak i dalë në pension është shndërruar në një shtëpi për pushime me qira në Stirling, Skoci.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri, gjegjësisht “shtëpia” disponon tri dhoma gjumi, një sallë pritjeje, një banjë dhe një kuzhinë – si dhe një kabinë nga e cila ofrohet një pamje e bukur panoramike.

Helikopteri që thuhet të jetë rreth 17 metra i gjatë dhe i cili është blerë rreth 40 mijë funte, ka përfunduar shërbimin e vet aktiv në vitin 1994, por që ishte përdorur për trajnime që nga viti 2002, është konvertuar në një shtëpi pushimi për gjashtë njerëz.

Opsioni i akomodimit në të pritet të jetë në dispozicion për mysafirët nga pranvera të vitit të ardhshëm, për 150 funte në natë për një çift.

Konvertimi i “Mbretit të Detit” është bërë nga çifti Martyn Steedman dhe gruaja e tij Louise, të cilët e kishin blerë atë në një shpallje online nga Ministria e Mbrojtjes. /Telegrafi/

w1

w2

w3

w4

w5

w6

w7

w8

w9