Aktuale

Brnabic: Heqja e taksës për t’u kthyer në dialog është kërkesë minimale

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se Serbia është e vendosur që nuk kthehet në dialogun e Brukselit derisa Kosova nuk e heq vendimin për taksën.

Ajo thotë që madje kjo është një kërkesë minimale e Serbisë për t’u kthyer në dialog.

“Ky është minimumi që po kërkojmë. Serbia ka treguar javën e kaluar se sa e rëndësishme është që të respektohet bashkëpunimi rajonal, pavarësisht që Kosova nuk e respekton marrëveshjen e CEFTA-s, ne kemi nënshkruar marrëveshjen për roaming, sepse është e rëndësishme për qytetarët dhe për bashkëpunimin rajonal”, ka thënë Brnabic, për TV Prva, transmeton Gazeta Express.

Se Serbia nuk do të kthehet në dialog pa e hequr taksën ka thënë sot edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ai thotë që përveç që duhet hequr taksën, Kosova duhet të kërkojë falje për dëmin e shkaktuar nga ky vendim./GazetaExpress/

the authorBurbuqe Metolli