Aktuale

Bulliqaj: LDK duhet ta largojë shkaktarin e humbjes së zgjedhjeve

Shpejtim Mulliqaj nga LDK ka deklaruar se kryesia e këtij subjekti në afatin sa më të shkurtër duhet të thërret mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë dhe të bëhet një analizë e procesit zgjedhor, duke përfshirë të metat që kanë quar deri në këtë rezultat të dobët.

Ai në Tv Rrokum ka thënë se duhet të shikohet kush ka qenë shkaktari që ka sjellë këtë gjendje dhe të merret një vendim që t’i lirohet rruga e kuadrove të reja që të vinë në LDK.

“LDK nuk ka nevojë që të shndërrohet në një institucion të Rinvestit apo institucioni tjetër por ka nevojë që reformimi të ndodhë brenda strukturave të LDK-së”, tha ai.

Bulliqaj ka uruar VV për rezultatin e treguar në zgjedhjet e djeshme, duke thënë se kanë treguar se janë të gatshëm dhe din të punojnë./KosovaPress/