Rajon & Botë

Burg të përjetshëm për amerikanin që vrau familjen çeke

Gjykata çeke ka dënuar me burg të përjetshëm një amerikan për vrasjen e katër të afërmve të tij çekë, shkruan New York Times.

Gjykatësi Michal Zamecnik tha të mërkurën se Kevin Dahlgren, 24 vjeçar, ka vrarë me thikë një çift, dhe një nga dy djemtë e tyre në shtëpinë e tyre, gjatë vizitës së tij në qytetin çek të Brno më 22 maj të vitit 2013.