Aktuale

Burri vret gruan aksidentalisht duke festuar në Gjilan, Policia jep detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të Vitit të Ri në një familje në Gjilan.
Dyshohet se burri aksidentalisht ka vrarë gruan e tij me armë gjuetie duke festuar ndërrimin e moteve.

“Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se deri tek vrasja kishte ardhur si pasojë e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës J. J. (1956) i cili pas ndërrimit të moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën e gjuetisë llojit “Hungarian Submacine [email protected],model-53, dhe nga pakujdesia kishte qëlluar bashkëshorten e tij tani të ndjerë Z.J””, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Burri është ndaluar për 48 orë në Polici, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si Vrasje nga pakujdesia”.