Sport

Caktohet gjyqtari i derbit Napoli – Inter

Luca Banti është emëruar për të gjykuar super ndeshjen Napoli – Interi, pasi Serie A ka prezantuar gjyqtarët për xhiron e nëntë.

Dy klubet në krye të tabelës këtë vikend takohen të dielën, ku nikoqirët kërkojnë të vazhdojnë me formën perfekte të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

Pas pushimit në javën e kaluar, Banti rikthehet në mes të vikendin për ndeshjen e madhe pasi ishte në detyrë edhe gjatë fitores së Romas në Milan para pushimeve ndërkombëtare.

Në ndeshjet tjera, Antonio Damato do të udhëheq takimin Torino – Roma, ndërsa derbi ‘Della Scala’ ndërmjet Chievos dhe Veronas iu është dhënë Rosario Abiossos./arbresh.info/

Gjyqtarët e ndeshjeve të xhiros së nëntë në Serie A:

Atalanta-Bologna – Fabio Maresca
Benevento-Fiorentina – Claudio Gavillucci
Chievo-Verona – Rosario Abisso
Lazio-Cagliari – Luca Pairetto
Milan-Genoa – Piero Giacomelli
Napoli-Inter – Luca Banti
Sampdoria-Crotone – Gianpaolo Calvarese
SPAL-Sassuolo – Michael Fabbri
Torino-Roma – Antonio Damato
Udinese-Juventus – Daniele Doveri