Sport

Cana dhe Cikalleshin festojnë ditëlindjet

Dy gëzime në një ditë për Kombëtaren e Shqipërisë.

27 korriku është një ditë e veçantë pasi janë dy prej futbollistëve kuqezi që festojnë sot (e mërkure) ditëlindjen, ata janë Lorik Cana dhe Sokol Cikalleshi.

Kapiteni që ka bërë historinë dhe sulmuesi që është gati të shkruajë të tjera faqe me golat e tij në të ardhmen sot festojnë. Plot 33 vjet më parë lindte në Prishtinë Lorik Cana, ai që do të bëhej më pas një prej kapitenëve më përfaqësues të gjithë historisë së kombëtares kuqezi. Debutonte me Kombëtaren në 2003 në një ndeshje ndaj Zvicrës duke zëvendësuar Geri Cipin, kishte mundur të luante edhe me Francën apo Zvicrën por bëri zgjedhjen e zemrës dhe shumë shpejt do të kuptohej se përse. Zemra e tij rreh kuqezi, grintë karakter dhe cilësitë prej lideri bënë që tifozët të dashuroheshin menjëherë me Canën.