“Çantat e vogla”, aksesori i çmueshëm për festat

Po afrohet fundi i vitit dhe ju pyesim a e keni gati një veshje në mend dhe mbi të gjitha keni një çantë për çdo festë ose rast festiv që ju pret?

Ky është në fakt momenti perfekt për tu argëtuar me aksesorët dhe një nga tendencat më të kërkuara, që sipas nesh janë çantat e vogla. Me temina, qëndisma, ironike, nëse është një zarf i sheshtë, një çantë e vogël saten, ose me peliçe ekologjike, e rëndësishme është që të bie në sy.

Duhet të themi se për sa i përket stampimit të çantës nuk duhet të jetë i njëjtë me të fustanit, pasi nuk përdoret më prej disa kohësh. I njëjti diskutim edhe për ngjyrat; jo të zezë mbi të zezë, përkundrazi pëlqeni kontrastet duke zgjedhur ngjyra të ndryshme( e njëjta gjë vlen edhe për këpucët).

E lehtë për tu kombinuar, ajo kompleton veshjen tuaj në përsosmëri : imagjinoni një fustan komplet të zi , që do të rrezikonte të dukej i mërzitshëm ose shumë klasik. Me aksesorët dhe çantën e duhur , rezultati përfundimtar do të jetë special.

Provojeni me këto 11 çanta për festat që kemi zgjedhur për ju.