Capello: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Fabio Capello, ish-trajneri i disa skuadrave të njohura, mendon se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve
“Juventusi mund ta fitojë Championsin, kjo çerekfinale me Barcelonën mund të paraqesë një kthesë epokale.

Reali është, të paktë në letër, skuadra më e fortë e gjysmëfinalisteve. Ka një bankinë të gjerë dhe të shkëlqyeshme”, ka deklaruar Capello.

“Reali nuk është një bandë solistësh të jashtëzakonshëm, por një grup i vërtetë. Pasta, sigurisht, lojtarët e klasit e bëjnë dallimin. Cristiano Ronaldo nuk e ka shpejtësinë e dy viteve më parë, por luan me inteligjencë dhe përvojë”, ka theksuar ai. /Express/